Policia e Tiranës ka ndaluar një person dhe proceduar një të dytë në lidhje me incidentet që u shënuan një ditë më parë në protestën e radhës së Aleancës për Teatrin dhe Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.

Kështu, nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, prishjes së qetësisë publike, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse u arrestuar 49 vjeçari S.B.

Ky shtetas gjatë protestës së djeshme hodhi një shishe me lëndë djegëse në drejtim të grupeve të xhirimit dhe gazetarëve duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.