Përcillet sot për në banesën e fundit efektivi i policisë se forcave “Shqiponja ” 28 vjeçari Novruz Cenalia.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritete për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica i cili pas kryerjes se kësaj vrasje është në arrati. Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

Mësohet se viktima kishte vetëm që muaj që ishte martuar dhe çifti ende priste urimet nga të afërmit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i bashkisë Fier kanë bërë homazhe pranë arkmortit të policit të vrarë.