Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjecarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së polices 21-vjecare Aldorjana Loshi.
Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartamentin me qira ku banonte policja 21-vjeëare në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet. Aldorjana Loshi vrau veten me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se kohët e fundit ajo ka patur një marrëdhënie jo të mirë me të dashurin Endri Nika banues në Kamëz.
Burime bënë me dije se djali ka fshirë mesazhet e komunikimit me Aldorjanën në celular. Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita.
Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetonin në Tiranë.