Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momentet në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë. Rama shkruan se kjo është një videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë të cilët, sipas tij, janë një shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur në Shqipëri.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Rama zhvilloi dje ndalesën e dytë të turit të takimeve të tij, kësaj here me emigrantët shqiptarë në Itali. Takimi u mbajt në pallatin e sportit në “Busto Arsizio” afër qytetit të Milanos. Më datë 2 qershor Rama do të jetë në Londër, ndërsa më datë 16 në Duseldorf.