Në Milano, Interi dhe Lazio barazuan 1-1. Miqtë e Tudor humbën dy pikë vetëm në fundin e ndeshjes, teksa kanë siguruar një vend në Europa League. Dueli i javës së parafundit në Serie A u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë, por VAR do ‘ngrinte’ festën e Castellanos te miqtë për pozicion jashtë loje.
Megjithatë Lazio shënoi në minutën e 32 me Kamada, para se Dumfries të barazonte në fundin e lojës (87′). Te Interi kampion i Serie A, Asllani qëndroi në stol, ndërsa për Lazion Hysaj luajti 23 minuta. Përpara ndeshjes tifozët e Interit dhuruan një koreografi fantastike, duke kujtuar titullin kampion të 20-të fituar vetëm pak javë më parë.