Një tjetër media greke, kësaj here Gr.Times ka dhënë detaje nga vizita që kryeministri Edi Rama do mbajë në Athinë me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.
Gr. Times shkruan se sa i përket masave të sigurisë për Edi Ramën, duket se do të jenë në dispozicion të paktën 1000 policë (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) me numrin në rritje apo ulje sipas nevojave.
Fillimisht, siç raportohet zakonisht nga burimet e ELAS-it, nga aeroporti në Galatsi kryeministri do të jetë në vëzhgim tokësor e ajror.
Të shtunën, shkruhet në median greke, palestra e brendshme e Galatsit do të kontrollohet nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe do të mbyllet, monitorohet dhe do të ketë akses të kontrolluar.
Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.
Në të njëjtën kohë, rrjeti i informacionit do të forcohet nga EYP dhe shërbimi antiterror, ndërsa do të ketë edhe monitorim në rrjetet sociale. Nëse në fund ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë të qëndrojë gjatë natës në vendin tonë, rrugët dhe plani i sigurisë mund të ndryshojnë.