Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.

Teksa pritet që Rama të mbërrijë në takim, në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë emigrantët shqiptarë kanë nisur të mblidhen.