Zona me presion të ulët atmosferik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe temperature të ulëta në territorin e Shqipërisë .

E Shtunë, 04 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu lokale, reshje bore në veri. Pasdite do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 6/15°C

– Zonat e ulëta 8/20°C

– Zonat bregdetare 10/21°C

Kosovë

Kosova për dt. 05 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 10°C në mëngjes deri në 16°C –18°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 05 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , vranësira dhe reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 5/18°C

– Zonat e ulëta 8/23°C

– Zonat bregdetare 10/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollar