Diplomati Gjerman, Peter Zingraf, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë.
Diplomati gjerman, sipas njoftimit nga ambasada, thuhet të ketë vdekur pas një lufte me një sëmundje të rëndë.
Zingraf ka shërbyer si ambasador në Shqipëri në periudhë e viteve 2019 deri 2023. Ai u bë pjestar i diplomacisë në vitin 1993 në Bonn.
Nga viti 1996 deri në vitin 1999 ai punoi si diplomat në ambasadën gjermane në Varshavë. Në vitin 2002 ai punoi në ambasadën gjermane në Dar es Salaam të Tanzanisë, ndërsa në vitin 2005 ai u bë pjesë e departamentit qendror të Zyrës së Jashtme.
Në vitin 2010 ai ishte zëvendës i ambasadorit në ambasadën gjermane në kryeqytetin irlandez Dublin.
Përgjatë viteve 2013 dhe 2016 ai punonte në departamentin e politikës së jashtme në Zyrën Federale të Presidentit gjerman dhe u rikthye sërish në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme gjatë vitit 2016.
Njoftimi nga Ambasada gjermane
Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.
Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.
Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.