ARCHIV - 25.06.2019, Belgien, Brüssel: Flaggen der Europäischen Union wehen im Wind vor dem Berlaymont-Gebäude der Europäischen Kommission in Brüssel. Die strengen EU-Schuldenregeln könnten auch im nächsten Jahr ausgesetzt bleiben. (zu dpa «EU-Schuldenregeln könnten auch 2023 ausgesetzt bleiben») Foto: Arne Immanuel Bänsch/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Kanë mbetur më pak se tre javë para zgjedhjeve europiane, të cilat do të mbahen më 6-9 qershor në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, dhe një sondazh i ri nga Europe Elects rëndit “të parën” për Partinë Popullore Europiane të qendrës së djathtë,(EPP) një rënie e lehtë për Socialistët dhe Demokratët (S&D), si dhe një betejë për vendin e tretë midis Liberalëve (Rinovo) dhe partive nacionaliste që përbëjnë Konservatorët dhe Reformatorët (ECR).
Konkretisht, EPP pritet të fitojë deri në 182 mandate, një më pak se parashikimi përkatës i prillit, ndërsa socialistët dhe demokratët pritet të fitojnë 134 mandate, gjashtë më pak së një sondazh i mëparshëm.
Më pas janë Liberalët (Rinovo) të cilët pritet të fitojnë 85 vende (një më pak se në prill) dhe ECR83 vende.

Pason Partia e Gjelbërve me 54 mandate, gjashtë më shumë se sondazhi përkatës i një muaji më parë dhe e majta raportohet të fitojë 43 mandate.
Parlamenti Europian tani ka 720 vende dhe për këtë arsye është formuar shumica absolute me një kufi prej 361 vendesh.