Në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një hap drejt standardeve demokratike dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla.

“Faleminderit të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë proces zgjedhor, janë zgjedhje të cilat kaluan në një standart demokratik i cili duhet akoma që të përparohet sespe jemi në prag të anëtarsimit në BE. Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë shefat e shtabeve të frontit, që kanë bërë punën më të skëlqyshme që ne të dalim fitimtar dhe krenar. Të gjithë këta aktivista na kanë bërë krenarë sepse jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota.

Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kaudër të Frontit janë alternativa e vetme për integrimin e vendit në BE. Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20. Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që kanë votuar sepse kjo është rregull e demokracisë, ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim, dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët shumica e shqiptarëve dhe komunitete te të vogla të cilët i falenderojmë, dhe është hapi i parë drejt stazave të misionit për drejtimin e vendit tonë në BE.

Sot shteti jonë ka nevojë për stabiltit, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE. Ne mbetemi front i fortë i anëtarsimit në BE, andaj do të doja t’i falenderoj edhe një her të gjithë votuesit dhe familjet e tyre dhe aktivistat për punën dhe kontributin në këtë proces zgjedhor”, tha Ahmeti.