Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s.
Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.
Fillimisht Rama është pritur në Presidencë nga presidentja Vjosa Osmani. Më tej ai ishte pjesë e një Konference Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se Rugova ishte politikani më atipik shqiptar, ndërsa duke cituar shkrimtarin Ismail Kadare, e quajti Rugovën si politikan pa pallat e pa komb.
“Rogova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë.
Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.
Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar.
I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.
Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes.
Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.