Më 11 qershor në orën 17:00 do mblidhet Asambleja e Kombëtarë e Partisë Socialiste.
Në Asamble do të flasë kryeministri Edi Rama si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, me në fokus ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.
“Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi”,- njofton PS.