Në intervistën për televizioni italian të “Rai 3” kryeministri Rama është pyetur ndër të tjera për çështjen “Bechetti”. Kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur për këtë çështje se: zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.
Pjesë nga intervista:
Rai3: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.
KM: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.
Rai3: E imja? Jo.
KM: E keni dobësi.
Rai3: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.
KM: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.
Rai3: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?
KM: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.