Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s, 25 vjet më parë për çlirimin e Kosovës.
Në një video të publikuar të martën vonë në Twitter, Clinton ka kujtuar se si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s për të larguar forcat serbe dhe për t’i dhenë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.
Ndërhyrja ushtarake ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës më 2008”, ka shkruar ai, teksa në një postim tjetër ka thënë se shpreh urimet për 25 vjet paqe në Kosovë.