Këngëtarja Ariana Grande po përballet me kritika të ashpra lidhur me një deklaratë të fundit që ka bërë. Në fillim të këtij muaji, Grande u shfaq në podkastin “Podcrushed” të Penn Badgley, ku zbuloi se ishte “e apasionuar pas vrasësve serialë” gjatë rinisë së saj.

Ndaj këngëtares u shtrua pyetja se me cilin person të gjallë ose të vdekur, do të dëshironte të dilte në një darkë. Dhe emri i vrasësit serial që ajo përmendi, shokoi opinionin publik.

“Dua të them, Jeffrey Dahmer është goxha magjepsës. Unë mendoj se do të kisha dashur ta kisha takuar. E di, ndoshta me një palë të tretë ose dikë të përfshirë. Por unë kam pyetje,” tha ajo.