Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi ka paralajmëruar spanjollët në prag të ndeshjes me Shqipërinë që të kenë kujdes.
Sipas De Biasit, Shqipëria do të japë 101% në fushë. Ish-trajneri kuqezi, tha se Asllani, Ramadani dhe Bajrami kanë kualitet shumë të mirë në mesfushë, pasi janë të rinj dhe mund të mund të bëjnë gjëra të mëdha.
“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”, tha ai.