Dijonis Biba, është fermeri i cili fiton edicionin e parë të “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas shumë sfidave, Dijonisi Biba dhe Florian Agalliu, ishin dy fermerët të cilët u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

“Faleminderit gjithë shqiptarëve s’kam fjalë ❤️🙏”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Në finale e Ferma Vip ishin gjashtë fermerë, Çiljeta Xhilaga, Baby G, Ditea Berisha, Renis Gjoka, Dijonis Biba dhe Florian Agalliu.

Katër prej konkurrentëve u skualifikuan dhe në fund u përballën në sfidë personazhi i TikTok dhe aktori Florian Agalliu, ku Dions Biba rezultoi fitues i çmimit prej 100 mijë euro.