Një vit më parë Ledri Vula dhe Mozzik bashkëpunuan dhe sollën këngën “Boom boom”.
Por, gjërat ndryshuan shpejt se u duk se raporti mes tyre u ftoh. Madje, dëgjuesit vunë re diss-e mes tyre në disa projekte.
Në këngën e tij “Paranormal”, Ledri thotë: “I like Lori Hoxha and Loredana.N’rreth me m’u sill njizet fustana”.
I pyetur mbi këtë varg në podcastin e Burim Pacollit, Mozzik tha se Ledri është super djalë, por shtoi se ka parë një distancim nga ana e tij.
“Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha.”