“Ndjej detyrën morale për të cekur çështjen e famshme te Onkologjiku. Padyshim që abuzimi rëndë me detyrën një grupi mjekësh, farmacistesh, stafi mjekësorë, është akt i një sjellje që ka vetëm një përgjigje, ndëshkimin ligjor, administrativ dhe moral.
Çdonjërin për ata burra e nga që ministria e shëndetësisë ka nisur hetim administrativ, krajas hetimit të Prokurorisë do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit
Pikërisht për këtë, për të sanksionuar dhe me ligj të gjithë ata mjekë, ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën e njerëzve si mall në treg me shumicë do të përballen me ndëshkime dhe sanksione që ne do t’i bëjmë prezent në këtë kuvend, për të amenduar ligjin e mjekut, infermierit, të cilëve do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë ndërhyrje dhe sjellje amorale që cenojnë figurën e profesionistëve të shëndetësisë”, tha Koçiu.