Partia Socialiste nuk kërkon të humbasë asnjë ditë kohë sa i përket dy komisioneve që do të ngrejë në Kuvend për “anti-korrupsionin” dhe “dezinformimin”.

Grupi parlamentar socialist ka depozituar sot në Kuvend dy projektvendime për ngritjen e komisioneve dhe përbërjen e tyre, për t’u miratuar në seancën e ditës së nesërme.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar bojkotin, pasi një javë më parë nuk e votoi projektrezolutën që i hap rrugën komisionit që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.