Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ditën e sotme ka treguar se është “xheloze” për të dashurin e saj, Bardhi Idrizi.

Ky i fundit do të mbajë një koncert në Gjermani, ndërsa ish-missi iu ka kërkuar fansave që mos ta puthin në faqe partnerin e saj.

“Mos ja puthni shumë faqen Bardhit sot në Gjermani te Elvana ok”- ka shkruar Sara.

Ish-banorja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë, dhe bebi i tyre është vajzë.

Çifti u dashuruan me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBV”, ndërsa lidhja e tyre vazhdoi edhe pas daljes nga reality show, ku Sara i tha “po” propozimit për martesë të këngëtarit.