Karim Adeyemi dhe reperja Loredana Zefi po kalojnë së bashku pushimet në Greqi.
Dhe në një postim në Instagram, 28-vjeçarja ka publikuar disa momente me futbollistin nga pushimet e tyre, përfshirë një selfie të çuditshme në tualet me Karim.
Në imazh shihet 22-vjeçari teksa bën një selfie në pasqyrë me furçë dhëmbësh në gojë. Ndërsa sfond qëndron e dashura e tij, e ulur në banjo.
Loredana duket se nuk e vret mendjen për pozën në momentin intime, teksa e lumtur bën simbolin e paqes me dy gishta.
Ndërkohë në imazhet e tjera, çifti pozojnë duke u puthur e përqafuar, teksa i dhurojnë dashuri njëri-tjetrit.