Të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë dhe sondazhet flasin për një fitore të bindshme të ekstremit të djathtë.
Sipas mediave vendase “Bashkimi Kombëtar”, partia e Marine Le Pen, mund të jetë në rrugën e duhur për të siguruar një shumicë parlamentare historike.
Franca të shtunën ishte në heshtje zgjedhore, teksa kandidatët përfunduan fushatat parazgjedhore të raundit të parë.
Tubimet rifillojnë të hënën për pesë ditët e fundit përpara një raundi të dytë vendimtar më 7 korrik, në të cilin partia e ekstremit te djathtë mund të marrë kontrollin e qeverisë së Francës për herë të parë