Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohat me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare të larta transparente kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.