Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni u organizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet kosovare.
Sipas raportimeve, janë lëshuar 50 mandate kontrolli, ndërsa 20 persona janë arrestuar. Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit në lidhje me detajet e operacionit.