Një prej golave më të bukur që do të mbahet mend gjatë! Ishte ai i mesfushorit Nedim Bajrami i cili hyri kështu në librat e historisë së Europianit, duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion.
Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 22 sekonda për të ndëshkuar “Azzurrin”, duke vendosur kështu një rekord.
Një atmosferë mahnitëse u krijua nga tifozët shqiptarë të cilët kanë pushtuar stadiumin në Dortmund ku gjithashtu ata i bënë dhe një pritje madhështore skuadrës në momentin që lojtarët zbritën në fushë për nxehjen.