Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”.

Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?

Heidi: Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.

Do të doje të flisje me ndonjë?

Heidi: Julin ndoshta mund të takoja.

“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?

Heidi: Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.

Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?

Heidi: Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).