Duke nisur nga ora 19:00 të ditës së sotme, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm. Teksa ka ndarë pamjet nga rruga e përfunduar, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se ky aks rrugor do u shërbejë të gjithëve përfshirë edhe turizmit.
“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Aksi rrugor Thumanë-Kashar është një aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë.