Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë qendra e vëmendjes muajt e fundit.
Dy protagonistët vetë nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë mbi raportin e tyre.
Pak javë më parë burime të sigurta pranë dyshes na konfirmuan se ata janë në krahët e njëri-tjetrit sërish. “Krizë ka patur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet”- na rrëfeu burimi, duke shtuar se: “Tani kanë gjetur rrugët për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur.” (KLIKO)
Tani kemi një provë të re se ata janë bashkë. Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore.
Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, nuk mund të jetë rastësi. Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.