Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana ka folur për Klan TV në prag të ndeshjes Itali – Shqipëri. Ai është shprehur entuziast para tifozëve të shumtë, ndërsa shton se lojtarët në fushë duhet të sulmojnë dhe mos kenë frikë.
“Çdo shqiptar ndihet krenar, këto ndjenja vetëm futbolli t’i jep. Ne në fushë i kemi përjetuar në një gradë tjetër. Kjo është magjia e futbollit. Asnjë event tjetër nuk i bënë bashkë kaq shumë shqiptarë nga shumë vende.
Kemi grupin më të vështirë, nuk kemi presion. Duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Mos të luajmë me pishmane.
Ne betejën e fituam që jemi këtu. Beteja në tribunë është e fituar në mënyrë të jashtëzakonshme. Duhet t’i godasim mos kemi frikë”, u shpreh Cana.