Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu pohon se pas vendosjes së vendosjes së masave të sigurisë nga qeveria, është niveli i importit nga Serbia ka rënë me 70%, ndërsa është rritur nga ana tjetër me Shqipërinë.
Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe u morën pas rrëmbimit të tre efektivëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës vitin e kaluar. Më vonë, Prishtina zyrtare doli me një vendim për zbutjen e këtyre masave për lëndët e para.
Sipas Llugaliut, masat në fjalë ndikuan në frenimin e kontrabandës së të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia, ndërsa pohon se në përgjithësi, në dy vitet e fundit është vënë re një rënie e kontrabandës në veri të vendit ku siç thotë ai, sundimi i ligjit është shtrirë në mënyrë efikase.