Gjeorgjianët po përjetojnë një ëndërr të bukur. Europiani i parë në histori dhe menjëherë kalim i fazës së grupeve, me skuadrën e Willy Sangol që do të luajë kundër Spanjës të dielën.
Dueli i raundit të 1/8-ve është një mision tepër i komplikuar, por te Gjeorgjia nuk e njohin fjalën frikë. Madje tentojnë të “kërcënojnë” spanjollët me “yllin” Kvicha Kvaratskhelia.
“Për mua Spanja është favoritja e madhe për fitimin e Europianit. Ne jemi një vend i vogël, por me një zemër të madhe. Duhet të luftojmë sa më shumë në fushë.
Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi për Marca portieri Giorgi Mamardashvili, i cili aktivizohet në La Liga me Valencian.
23-vjeçari, i cili po shkëlqen në Gjermani 2024, ka një koment edhe për Kvaratskhelian: “Mendoj se është më i mirë se e gjithë Spanja bashkë”.