Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit për antikorrupsionin dhe Komisionit për Dezinformimin.
‘Komision Xhafaj Koti’ e quajti Dashnor Sula.
Komisioni antikorrupsion do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Ndersa i Dezinformimit nga Erion Brace.
Votimet e tjera
Kuvendi miraton me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”
Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.
-Projektligji “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, “Per giendjen civile”, te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.
-Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri” u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.
-Projektligji “Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines”, 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.
– Projektligji “Per miratimin e vendimit nr. 1/2023 te Komitetit et Perbashkët et Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines per ndryshimin e Konventës Rajonale per Regullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te Origjines dhe të rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit te Perbashkët te Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjines, ne lidhje me perdorimin e certifikatave ët garkullimit et leshuara en mënyrë elektronike, të dates 7 dhjetor 2023” 87 pro, 0 kunder, 0 abstenim.