Mirlind Daku do të humbasë ndeshjen me Spanjën, e cila do të luhet nesër në Dusseldorf në orën 21:00, e vlefshme për raundin e tretë në Grupin B të Euro 2024.
Burime për mediat bëjnë me dije se sulmuesi do dënohet nga UEFA me dy ndeshje pas fyerjeve ndaj maqedonasve pasi u mbyll sfida Kroaci 2-2 Shqipëri.
Daku mori megafonin e Tifozave Kuq e Zi pas mbarimit të lojës me Kroacinë, duke thënë kore raciste kundër maqedonasve. Sjellja e tij është kritikuar mjaft, ku fillimisht ka qenë Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që ka kërkuar nga UEFA të merren masa. Më pas ka qenë edhe klubi ku luan Daku në Rusi, Rubin Kazan që nuk e ka mirëpritur këtë sjellje të sulmuesit nga Gjilani.