Anna Lika në dhjetor të 2023 humbi nënën e saj pas një sëmundjeje të rëndë.
Aktorja ka shprehur dhimbjen në rrjetet sociale, por sot bëri një rrëfim mes lotësh në “S’e luan topi”, në kujtim të saj.
Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.
Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonat që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”
Gjatë emisionit ajo u surprizua me një video-mesazh nga vjehrra, nëna e Bjordit.
“Nënën s’ta zëvendësoj dot pasi nënë ka një. Por, unë të premtoj e dashur Anna se do më kesh gjithmonë pranë sa herë të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë sate”, i tha ajo.
E emocionuar mes lotësh, Anna e falenderoi për dashurinë që i jep dhe që ia bën gjërat më të lehta.