Nëse do të arrihet një marrëveshje e mundshme me Hamasin, kjo nuk do të thotë fund i luftimeve në Gaza. Kjo është ajo që ka bërë të ditur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ditën e sotme, teksa fliste përpara Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë.
Netanyahu sqaroi se do të bëhej fjalë për një armëpushim të përkohshëm 42-ditor, që do të lejonte kthimin e pengjeve. Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit theksoi se kushtet e projekt-marrëveshjes të paraqitur nga Biden “nuk ishin të sakta”, duke shtuar se ka “boshllëqe”, midis versionit izraelit dhe atij të presidentit amerikan.
“Propozimi i paraqitur nga Biden është i paplotë”, theksoi Netanyahu.
“Lufta do të ndalet që të kthehen pengjet dhe më pas do të kemi diskutime të reja. Ka detaje të tjera që presidenti amerikan nuk i bëri publike”, shtoi kryeministri izraelit.