Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale për sigurinë në plazhe.
Balla përgëzon Policinë e Shtetit dhe Njësive Policore detare nga Ksamili në Velipojë, për reagimin e shpejtë ndaj rasteve të shkelësve.
Ai bën thirrje po ashtu për rritje të vigjilencës nga autoritetet për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit, ndërsa nxit publikun të denoncojë çdo rast.
Reagimi i plotë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit.
Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast.