Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje mbi operacionin e SPAK për trafikun e klandestinëve. Rrumbullaku bëri me dije se nga 31 shtetas janë ekzekutuar 26 masa sigurie, ndërsa 4 persona janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontara blerje pronash dhe automjetesh.
Rrumbullaku: Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontara blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE.