Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në lagjen Isa Boletini.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Klodian Zhivani, flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen. Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënin nën kontroll të flakëve.