Presidenti i Francës Emanuel Macron ditën e djeshme shpërndarjen e parlamentit të Francës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend pasi partia e tij pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Ai ka bërë reagimin e tij të parë pas këtij vendi ku ka shkruar në “X”: “Kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua aq shumë.”
Partia Fronti Kombëtar – e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella – shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.