Podcasti i Afrona Dikës dhe Bleros duket se ka ngjallur edhe kureshtjen e personazheve të njohur. Ronela Hajati ishte e ftuara më e fundit në “Talk with Afrona”, një ritakim pas 12 vjetësh mes mikeshave të vjetra. Kur intervista mbërriti në pikën e pyetjeve rreth jetës private, këngëtarja e pyeti Afronën pikërisht për atë që mezi presim të gjithë: podcast-in me Bleron, që shkaktoi edhe shumë të qeshura mes tyre.
Afrona Dika: Tani do të dalim në jetën private. Ti je single apo në një lidhje?
Ronela Hajati: Unë jam Zot na ruaj!
Afrona Dika: A je në lidhje apo jo?
Ronela Hajati: Unë nuk jam e lidhur.
Afrona Dika: Okej, edhe unë jo.
Ronela Hajati: Të kuptoj. Tani një pyetje kam unë. Këtë emisionin, këtë podcast-in kur do e transmetosh?
Ronela Hajati: Këtë tonin. Kur do e transmetosh?
Afrona Dika: Javën e ardhshme.
Ronela Hajati: Unë po pres një para meje.
Afrona Dika: Për cilin e ke fjalën?
Ronela Hajati: Po pres një podcast, ti nuk e nxjerr këtë podcast-in tonë pa parë një tjetër unë.
Afrona Dika: Për cilin e ke fjalën Ronela?
Ronela Hajati: Një që s’ka dalë akoma.
Afrona Dika: Okej, e ke fjalën për… ish-burrin tim, Blerimin?
Ronela Hajati: Ty bravo të qoftë që ke ardhur në këtë stad që të thuash “ish-burrin”. Është hall më vete.
Afrona Dika: Shiko Ronela, ajo do të vijë por kanë ndodhur disa mospajtime…
Afrona Dika: Keqkuptime të vogla, shumë të vogla.
Afrona Dika: Po, po rregullohet, besoj që po.
Ronela Hajati: Do rregullohen se s’ka ku vete, kështu që presim atë pastaj transmetoje këtë.
Afrona Dika: Përderisa ka qenë këtu, mendoj që do të bëhet mirë, rregullohet.
Ronela Hajati: Po ti kaq e mirë sa je, kush ta prish ty aman, atje mos qoftë!