Një buall i rrallë i bardhë thuhet se ka lindur në Parkun Kombëtar Yellowstone, duke përmbushur një profeci të indianëve amerikanë që është sinonim i Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit .
Bualli i porsalindur u identifikua nga një familje e cila vuri re një krijesë të bardhë mes një tufë buallësh pranë lumit Lamar në 4 qershor.
Shefi Arvol Looking Horse, i cili është udhëheqës shpirtëror i Lakota, Dakota dhe Nakota Oyate, tha se lindja e buallit të bardhë është si Ardhja e Dytë për popullin e tij.
Sipas legjendës së Lakotës, para 2 mijë vitesh më parë kur ushqimi po mbaronte dhe buallët po zhdukeshin, u shfaq një grua e cila i dha një anëtari të fisit një tas dhe një trup dhe i shpjegoi si të lutej dhe të përdorte tubin për të tërhequr buallin për ushqim. Më pas ajo i shndërrua në një buall i bardhë.
Sipas legjendës thuhet: Dhe një ditë, kur kohët të jenë përsëri të vështira, do kthehem dhe do të qëndroj mbi tokë si një buall i bardhë, me hundë të zezë, sy të zinj dhe thundra të zeza.
Bazuar në fotot e Braaten, buall i bardhë është me hundë të zezë, thundra të zeza dhe sy të errët, sepse një buall albino do të kishte sy rozë.
Nuk është buallit i parë i bardhë që shihet nga njerëzit – një i tillë ka lindur në vitin 1994 në Ëisconsin dhe është quajtur Miracle, tha Looking Horse.
“Shumë fise kanë historinë e tyre se pse bualli i bardhë është kaq i rëndësishëm,” tha Heinert. “Të gjitha historitë kthehen tek ato duke qenë shumë të shenjta.”