Nga Tonin Frroku
Pogradeci nuk është më qyteti për të kaluar një fundaje nga qytetarët vendas, por vitet e fundit ai ka marrë vëmendjen e turistëve të huaj, kryesisht nga Europa.
Operatorët turistikë në këtë qytet, ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon kanë kontrata bashkëpunimi me operatorët turistike grekë të cilët do të sjellin më shumë se 10.000 turistë gjermanë në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka të bëjë me zgjatjen e ditëve të qëndrimit në zonat turistike të juglindjes së vendit.
Javanews
Home Kryesoret
Gjermanët pushtojnë Pogradecin, juglindja, destinacioni i 100 mijë turistëve në këtë 5-mujor
01/06/2024 13:41
Nga Tonin Frroku
Pogradeci nuk është më qyteti për të kaluar një fundaje nga qytetarët vendas, por vitet e fundit ai ka marrë vëmendjen e turistëve të huaj, kryesisht nga Europa.
Operatorët turistikë në këtë qytet, ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon kanë kontrata bashkëpunimi me operatorët turistike grekë të cilët do të sjellin më shumë se 10.000 turistë gjermanë në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka të bëjë me zgjatjen e ditëve të qëndrimit në zonat turistike të juglindjes së vendit.
MOS HUMBISNI
1 pilulë = 4 orë marrëdhënie seksuale. Efekt i fuqishëm
TestoY
Seks për më shumë se 3 orë dhe pa Viagra! Shkruani recetën!
Fortex
Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!
Intimate Wellness
Gjatë këtyre 5 muajve në Pogradec kanë ardhur dhe kanë qëndruar më shumë se një ditë 18 mijë turistë të huaj.
Fshati turistik i Linit mbetet edhe këtë vit nga më të kërkuarit nga turistët, edhe për shkak të Bazilikës që ndodhet në këtë fshat.
“Kemi qenë pothuajse në gjithë Shqipërinë. Jam e mrekulluar me natyrën. Këtu në Lin gjithçka duket pikturë. Jam e interesuar në historia ndaj edhe e pëlqeva mozaikun”
“Jetoj ne Zelandën e re. Kam dy javë në Shqipëri. Po bej një xhiro nëpër gjithë vendin tuaj. Kam parë muze, kam parë liqene. Pogradeci duket më i bukuri sepse duket qe është një qytet i qetë dhe një qytet që të ofron për çdo moshe. Banorët këtu te ndihmojnë, janë shumë mikpritës. Erdhëm në Lin edhe për shkak të historisë që ky fshat ka.”
Në qarkun e Korçës vetëm brenda 5 muajve të këtij viti kanë qenë afro 100.000 turistë vendas e të huaj, pjesa më e madhe gjermanë, austriakë dhe polakë./vizionplus