Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga mbi 90 shtete të botës.
Mesazhi i saj ishte se i njeh vuajtjet e popullit ukrainas, pasi të njëjtën gjë ka përjetuar dhe populli shqiptar në Kosovë. Osmani ofroi mbështetje për Ukrainën dhe kërkoi nga të pranishmit që të mos vlerësohet agresori.
“Të heqësh dorë tani nuk do të ishte thjesht të braktisësh popullin e Ukrainës, por të braktisësh vetë idealet që ne jemi zotuar t’i mbështesim. Dhe ndërsa mbështesim Ukrainën, le të sigurohemi që të mos e bëjmë këtë duke shpërblyer agresorin, sepse kjo do të nënkuptonte rishikimin e historisë.
Kolegë, 25 vjet më parë, isha një fëmijë i luftës, e dëbuar nga shtëpia e saj, duke u fshehur nga bombardimet e agresorit në male, duke mbajtur një radio të vogël në dorë, duke dëgjuar së bashku me shumë fëmijë të tjerë, ndërsa udhëheqës si ju po diskutonin nëse do të na ndihmonin apo jo.Më vonë, u bëra refugjate. Por ju erdhët në shpëtimin tonë. Vendet tuaja nuk i mbyllën sytë ndaj vuajtjeve tona. Ju erdhët në shpëtimin tonë dhe më dhatë një shans të kthehem tani, 25 vjet më pas, dhe ju falënderoj që u bëtë shpëtimtarët tanë. Shpresoj t’u jepni të njëjtin shans fëmijëve të Ukrainës”, tha Osmani.