Parku Kombëtar i Butrintit është një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë vitit.
Por këto ditë, një grup vizitorësh të veçantë e kanë vizituar këtë park duke sjellë gjallëri në rrënojat e qytetit antik.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me performancën e një kori fëmijësh, të cilët performojnë këngën e njohur italiane “Bella Ciao”.
“Parku i Butrintit ju pret me yjet e vegjël”, shkruan Rama.
Zërat dhe performanca e fëmijëve mbushën plot energji parkun e Butrintit. Aktivitetet në parkun e Butrintit vazhdojnë duke ftuar vizitorët të shijojnë një eksperiencë të paharrueshme, ku ndërthuren bukur arkitektura, natyra dhe energjia e pashterueshme.
Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare në Butrint ngjall kuriozitetin e pushuesve nga e mbarë bota.