Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të tifozëve kuqezinj në rrugët e Hamburgut.
“Hamburgu kuqezi❤️🖤
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike🦅🇦🇱”, shkruan Rama.
Mijëra shqiptarë ndodhen sot në Hamburg në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Kroacinë në Euro 2024.
Hamburgu sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qytetit gjerman.
Shqiptarët kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.