Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në facebook funksionet që mund të gjenden në aplikacionin TEA, i cili shërbën si një udhërrefyes digjital për Shqipërinë turistike.
Rama pohon se në aplikacion turistët, por dhe shqiptarët mund të gjejnë kalendarin e eventeve të rëndësishme që do të mbahen gjatë verës.
Por gjithashtu aplikacioni mund të shërbejë për të gjetur kontaktet e emergjencës në rast të të papriturave.
Postimi i Ramës:
Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh:
– kalendarin e eventeve me detajet përkatëse
– akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon
– si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur
– Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë