Real Madrid i jep një goditje të fortë FIFA-s dhe projektit të tyre më të ri, Botërorit për Klube në 2025, që më formatin e ri do të organizohet 1 herë në 4 vite dhe do të mbahet në SHBA në periudhën qershor-korrik, me 32 skuadra pjesëmarrëse të ndara në: 4 nga konfederata afrikane, 4 nga konfederata aziatike, 4 nga konfederata amerikano-veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga konfederata amerikano-jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator. Real Madrid nuk do të marrin pjesë në këtë turne, për këtë ishte i qartë dhe i prerë Carlo Ancelotti:
“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 mln euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun. Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen”, u shpreh ndër të tjera Carlo Ancelotti, duke zbuluar në këtë mënyrë qëndrimin e klubit të tij.