Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri ka mohuar lajmet që ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditët e fundmit në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja është shtatzënë, megjithëse këto zëra nuk janë aspak të vërteta.

Gjatë një interviste për revistën “Class”, Dafina tha se kjo është “çështje personale” duke shpërthyer keq ndaj mediave për lajmin “fake” teksa i quan “shpifje” lajmet e shtatzënisë.

“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt. Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime fake”– tha ajo duke mohuar lajmet e shtatzënisë.